Ndarja nga jeta e Bob Dole, Mediu: Amerika humbi shtetarin e madh, shqiptarët mikun e shquar

Ish-senatori amerikan Bob Dole ndërroi jetë gjatë ditës së sotme.

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu shkruan se sot Amerika humbi shtetarin e madh dhe shqiptarët mikun e shquar.

Postimi i Fatmir Mediut:

Bob Dole nderroj jetë, Amerika humbi shtetarin e madh, shqiptarët mikun e shquar.

?Dole ishte politikani i parë në mbështetje të Kosovës, ai ju kundërvu shovinizmit Serb të Milosevicit dhe hapi kështu rrugën e pavrësisë së Kosovës.

?Kam psur nderin ta takoj që në vitin 1994 dhe të isha mysafir i tij në Konventën Republikane në Pensilvania në vitin 2000.

?Shqiptarët po humbasin një plejadë të shquar politikanësh Amerikanë që kanë mbështet shqiptarët, ndërmjet tyre Presidentin George H Bush, Secretarin Colin Poëell, Sekretarin Donald Rumsfeld. Ne duhet të përulemi me respekt përballë këtyre njerëzve të mëdhenj, por njëkohësisht bashkë me shqiptarët e Amerikës të punojmë për të forcuar miqësinë dhe angazhimin e politikanëve Amerikanë jo thjeshtë në interesa momentale politike, por në shërbim të interesit të kombit shqiptar.

?Ngushellime Senatores Elisabet Dole dhe familjes. U preftë në paqë.