VIDEO/ Futbollisti i Juventusit shënon gol direkt nga goditja e këndit

Po luhet në Torino ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Genoas, e vlefshme për javën 16-të të Serie A.

Bardhezinjtë e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0, me një gol për t’u mbajtur mend të shënuar nga Cuadrado në minutën e 9-të.

Kolumbiani e dërgon topin në rrjetë direkt nga goditja e këndit, siç mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme.