EMRI/ Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur

Një sherr me thika ka ndodhur sonte në mbrëmje në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Dyshohet se si pasojë e sherrit, një i ri është plagosur. I plagosuri Adriain Qosja  është nisur për në spital në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Qosja është goditur me sende të forta.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Është duke u punuar për të zbardhur këtë ndodhi.