Makina përplas këmbësorin në Shkodër, në gjendje të rëndë në spital

Një makinë ka përplasur një këmbësor në aksin rrugor Kryebushat –Vau i Dejës në Shkodër.

Mësohet se shtetasi Ndue Kolaj duke udhëtuar me automjet ka përplasur shtetasin Francesk Lukaj, 61 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2021, rreth orës 17:40, në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës, një automjet me drejtues shtetasin Ndue Kolaj, 59 vjeç, banues në Lezhë, ka përplasur shtetasin këmbësor  Francesk Lukaj, 61 vjeç, banues në Stajkë, Vau i Dejës.

Shtetasi Francesk Lukaj, aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.