Oplimpistet kosovare dekorohen nga EFJ

Kampionet olimpike në xhudo, Distria Krasiqin dhe Nora Gjakova, janë shpërblyer me dekoratë nga Federata Evropiane e Xhudos për rezultatin e arritur në Lojërat Olimpike, “Tokyo 2020”.

Dekoratat iu ndan mbrëmë në Stamboll ku u mbajt darka e përvjetshme “EJU GALA DINNER”.

Po ashtu me dekoratë u është shpërblyer edhe Federata e Xhudos së Kosovës, për korrjen e sukseseve të xhudistëve në Lojërat Olimpike.