Makina përplas këmbësoren në Korçë dhe largohet
Një mjet përplasi pasditen e sotmë një këmbësore në zonën e ish-Leshpunueses në qytetin e Korçës.
Makina është larguar, pasi ka përplasur një shtetase 58 vjeçe. Policia ka sekuestruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.