Bardhi: E jashtëligjshme përdorimi i simboleve të PD-së nga të paautorizuarit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me përdorimin e simboleve të PD-së.

Sipas Bardhit ‘nuk lejohet përdorimi i simboleve të partisë pa autorizim’.

Përdorimi nuk është autorizuar nga asnjë organ i PD-së dhe përdorimi i tyre me simbole është i paligjshëm, i falsifikuar dhe ato janë të prodhuara nga persona ende të paidentifikuar.

Deklarata e plotë e Gazment Bardhit:

SQARIM

Në media është publikuar një email i Sekretarit të Përgjithshëm z. Bardhi drejtuar Degëve të Partisë. Duam të sqarojmë se email nuk ka të bëjë me leximin e emrave, por me faktin që po shperndahen bexha per 11-ten me logon e PD dhe Kuvendit Kombetar kujtdo qe mendohet se eshte delegat. Duke qene se nuk lejohet perdorimi I simboleve te partise pa autorizim, si dhe në vijim të ankesave të anëtatëve të Kuvendit për përdorimin pa leje të tyre të të dhënave nga persona të paidentifikuar, është sqaruar që dokumentet janë të fallsifikuara, të paautorizuara nga asnjë organ i PD. Për këtë shkak eshte derguar kerkesa ne dege per mbledhjen e informacionit per personat qe e kryejne kete proces të paligjshëm.