Spektakël në 'Dall Ara', Fiorentina mposht Bolonjën në transfertë

Vazhdon momenti pozitiv i Fiorentinës. “Violët” mundën me rezultatin 3-2 Bolonjën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Serie-A, duke u ngjitur kështu në vendin e pestë në renditje.

Një takim që djemtë e Vincenzo Italianos e nisën në mënyrë ideale, duke kaluar në epërsi me anë të Maleh(0-1, e 33-ta). Pak para përfundimit të pjesës së parë, Barroë gjeti boshllëk në mbrojtjen e Fiores dhe arriti të barazoi rezultatin(1-1, 42-shi). Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, mitë rritën presionin, teksa Biraghi ktheu sërish në avantazh Violët (1-2, 52) përpara se i përhershmi Vlahovic të shënonte nga pika e bardhë e  penalltisë (1-3, 67). Pavarësisht ngushtimit të shifrave nga ana Hickey në fund të ndeshjes (2-3, 83), Bolonja humbi dhe mbeti në vendin e 8-të.