VIDEO/ Digjet ‘Porsche’ luksoze pas mesnatës, pronari: E qëllimshme

Një makinë luksoze është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Juban të Shkodrës.

Pamjet e sjella në redaksinë e SYRI.net nga pronari i makinës, tregojnë se mjetit ‘Porsche’ i është vënë zjarri në mënyrë të qëllimshme.

Në mesazhin e nisur në SYRI.net Artan Luka shkruan se ai nuk ka probleme me askënd dhe zotëron vetëm një lokal eventesh.

Artan Luka, 33 vjeç, banues në Juban të Gurit të Zi kishte çuar makinën e tij tip ‘Porch Panamera’ në një servis aty në fshat rreth 200 metër larg banesës.

Papritur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm dyshohet se një person është afruar nga pjesa e përparme e mjetit duke e djegur në mënyrë të qëllimshme.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruar nga SYRI.net disa metra më tutje në momentin që mjeti i biznesmenit Luka merr flakë, duket një mjet tjetër që lëviz dhe që dyshohet se ka marrë autorin që i ka vendosur flakën duke u larguar më pas në drejtim të paditur.

Shtetasi Artan Luka është pronar i një bar/restoranti eventesh që ndodhet në fshatin Juban të cilin e ka blerë një vit më parë.

‘Ne fshatin juban shkoder mjeti eshte poche panamera

Pershendetje jam Artan Luka, mbreme rreth ores 2 te nates, mi kan vu rrjarrin makines, te tipit porche panamera, zjarri eshte vene qellimisht sepse ne kamera sigurie duket nje makine ku zbret dikush dhe i ve flaken po ju dergoj dhe pamjet’, shkruan Luka në mesazhin që ka nisur në SYRI.net.