", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/December/05/auto_Screenshot_121638713022.jpg", "width": 900, "height": 596 } }

Stadiumi i Realit do të duket spektakolar, publikohen foto dhe video të reja

Klubi spanjoll Real Madrid do të hap dyert e stadiumit Santiago Bernabeu pas rikonstruksionit në dhjetor të vitit të ardhshëm, teksa sot janë shfaqur foto dhe pamje të reja se si do të duket stadiumi në fund.

Së fundmi, kompania që punon në këtë projekt, Weplan Global, ka publikuar në rrjetet e saj sociale se si do të duket Bernabeu në fund të vitit të ardhshëm.

Vëmendje e veçantë tërheqin tribunat e reja në anën lindore, të cilat i ngjajnë atyre në Wanda Metropolitano, një tjetër stadium në Madrid ku luan rivali i qytetit Atletico.

Reali ka nisur një rikonstruksion total, për ta kthyer nga një stadium ekskluzivisht futbolli në një sallë shumëfunksionale.

Qëllimi i Klubit Mbretëror është të rrisë të ardhurat nga 150 milionë euro në vit, në 400 milionë euro.

Kujtojmë që, Reali ka në plan që hapja e stadiumit të ri të bëhet në fund të vitit të ardhshëm, që do të përkonte me ditëlindjen e 75-të të stadiumit të famshëm.