‘Berisha nuk do të ndalet për të bashkuar Demokratët dhe shqiptarët e ndershëm’

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Vukaj pasi ka publikuar foton për ‘Foltoren’ me shqiptarët  e Amerikës, shkruan se Sali Berishën nuk e ndal askush për të bashkuar demokratët dhe shqiptarët e ndershëm.

Mesazhi i Bujar Vukajt:

Shqiponja nuk ndalet…

Si në ‘90, kur u ngrit ndaj diktaturës…

si pas ‘97, kur u ngrit pas revolucionit bolshevik të armatosur…

ashtu edhe këtë herë, Biri i Shqipes nuk do të ndalet për të bashkuar Demokratët dhe Shqiptarët e ndershëm, kudo ku janë dhe për të rikthyer demokracinë, pluralizmin dhe zhvillimin e merituar të këtij vendi.

Lavdi atyre afro pesë mijë grave e burrave-drejtues strukturash të PD-delegatë të kuvendit, të cilët me vendimmarrjen e tyre do mundësojnë kthimin e shpresës së venitur mes demokratëve dhe shqiptarëve!

Sorrat, laraskat dhe kukuvajkat nuk e ndalojnë dot Shqiponjën dhe Bijtë e saj në shtegtimin e përcaktuar tashmë.