‘Basha do lerë mustaqe e do vijë në stadium më 11 Dhjetor’-Iriqi bisedon me Kreshnik Çollakun

Iriqi: - Dje bëre një postim ku demokratët e ‘Foltores’ i quaje serbë. Pse?

Çollaku: - Se doja të bëhesha i famshëm. Ka dy ditë që të gjithë merren me mua. Niku andej, Niku këndej. Adrenalina ime në qiell.

Iriqi: - Po pse e fshive më pas?

Çollaku: - E fshiu Basha. Ai i komandon faqet tona. Ne vetëm emrin kemi.

Iriqi: - Po pse e fshiu?

Çollaku: - Se nuk po merret më njeri me Lulin tani. Të gjithë më shajnë mua. E ai nuk jeton dot pa vëmendje.

Iriqi: - Po në se nga ‘Foltorja’ votohet që ti mos jesh më në PD ç’do bësh?

Çollaku: - Nuk ndodh kjo se unë do marr pjesë vetë në ‘Foltore’. Nuk ia harroj Berishës që më bëri ambasador në Amerikë edhe pse e kisha braktisur PD-në ato mote.

Iriqi: - Po a të lejon Luli?

Çollaku: - Luli është duke fjetur atë ditë. Nuk i mjafton më gjumi natyral, ditët e ‘Foltores’ pi edhe luminal. Kështu që fle mbasdite e zgjohet mbasditen tjetër. Një guinness e ka siguruar. I vetmi në botë që fle non stop.

Iriqi: - Ama ju ruan Gaz Bardhi.

Çollaku: - Gazi i zi mbeti me shalë shqyer.

Iriqi: - Si kështu?

Çollaku: - Nuk di nga ta vendos këmbën, na thotë çdo ditë. Të rri nga Basha apo të hidhem nga ‘Foltorja’, pyet i ngrati. Po e ka zgjidhur. Do jetë te ‘Air Albania’ më 11. Madje edhe Grida e Salianji.

Iriqi: - Po te kuvendi i datës 18 atëherë kush do shkojë, Luli?

Çollaku: - Për Zotin edhe Luli do vijë te stadiumi më 11 dhjetor. Po që mos e njohin do vendosë mustaqe e do rruajë kokën si Fevziu.

Iriqi: - Po nga kush ka frikë ai? Demokratët i thanë krijo fraksionin tënd?

Çollaku: - Nga Kimetja dhe Rama. Vdes nga ata, se e kanë kapur për koqesh, tamam si atë maçokun gjumash që përton dhe t’i shohë minjtë, jo më t’i gjuajë.