Gol në frymën e fundit, Bregu nderon Bolusporin. I jep 3 pikët skuadrës së tij

Dejvi Bregu ka gjetur sërish rrugën e rrjetës ditën e sotme me skuadrën e Bolusporit në Turiq.

Sulmuesi shqiptar, ka shënuar golin e fitores për Boluspor në minutën e 91, ndaj skuadrës së Umraniesporit.

Ish-sulmuesi i Teutës, Skënderbeut dhe Luftëtarit ka realizuar pas një aksioni të shpejtë teksa Bregu i gjendur përballë portës ka shënuar golin e 1-2 që vlen 3 pikë për Bolusporin.

Ky ishte goli i tij i katërt në 14 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Ligën e Parë turke.

Me këtë sukses Boluspori ngjitet në tabelën e klasifikimit në vendin e 10 në kuotën e 19 pikëve.

Kujtojmë që pjesë e Bolusporit janë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptar. Bëhet fjalë për Odise Roshin dhe Gentjan Selmanin.