Misteri/ Shqiptari vret veten brenda furgonit të policisë greke

Vetëvritet brenda furgonit të policisë një i dënuar shqiptar ne Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten, por është publikuar sot.

Ai po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut te Malandrinos, ku ka ndërmarrë aktin tragjik, sipas medieve greke.

38-vjeçari mësohet se ka varur veten me lidhëset e këpucëve ne dritaren e furgonit që në gjuhën e policisë greke quhet ‘Kluva’.

Ai ishte transportuar në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore.

Shqiptari vuante dënimin për vepra të ndryshme penale.

Kanë nisur hetimet për ngjarjen.