Sekuestrohen rreth 10 kg marijuanë në Korfuz, pranga shqiptarit
Sekuestrohen rreth 10 kg marijuanë në Korfuz, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar. Operacioni i policisë nisi pas informacioneve për trafik droge, duke u ushtruar kontroll ndaj shqiptarit.
Mësohet se personi në fjalë, është kapur jashtë një magazine në qendër te Korfuzit me një çantë, brenda të cilës u gjetën 3 pako që përmbanin 9 kg 700 gram marijuanë.
Po ashtu policia sekuestroi 1 automjet dhe 2 celularë.