Kontrollohet në aeroportin e Prishtinës, udhëtarit i gjenden 41 fishekë

Prishtinë - Policia e Kosovës njoftoi se gjatë kontrollit në Aeroportin “Adem Jasharit” te një person i gjinisë mashkullore janë gjetur 41 copë fishekë. Me vendim të prokurorit ai është dërguar për hetim.

Në njoftimin e Policisë thuhet se është rast armëmbajtjeje pa leje. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", më datë 4 dhjetor ora 2:00, gjatë kontrollit në trup, të dyshuarit kosovar i janë gjetur dhe konfiskuar 41 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt."