FOTO/ Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit, nis shpërndarja e kartave të delegatëve
Teksa po afron 11 dhjetori, dita kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD i kërkuar nga delegatët, ka nisur dhe po vazhdon shpërndarja e kartave të delegatëve.
Ato përmbajnë emër, atësi, mbiemër dhe postin, në organigramën e degës së qytetit përkatës.
Delegati paraqet ID për konfirmim dhe çdo mandat është elektronik, me një barcode identifikues.
Kjo është hera e parë në historikun e PD-së që delegatet pajisen me karte me elementë sigurie.
Kujtojmë se në Kuvendin e fundit, delegatët u njoftuan vetëm me SMS nga Partia Demokratike, ashtu sikurse janë shprehur shumë delegatë dhe nuk u mor vesh kurrë kuorumi.
Fotot që sjell Syri.net pasqyrojnë një kartë të një delegati të degës së PD, Durrës dhe një delegati nga Mati.