Rama në zyrat e 'Automation Alley': Të interesuar për investime në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në një vizitë në Detroit, Michigan.

Rama ka zhvilluar një vizitë në organizatën “Automation Alley”, ku është takuar me përfaqësues të industrisë automotive amerikane, që sipas kryeministrit janë të interesuar për investime në Shqipëri.

“Sot u mirëpritem nga një grup përfaqësuesish të industrive automotive amerikane ku gjetëm interes për të dëgjuar më shumë. Ramë dakord që një mision i Automation Alley” do të vijë në Shqipëri për të parë nga afër si edhe për të kuptuar më mirë gjithçka po ndodh me Ballkanin e Hapur dhe transformimin e tregut në një treg të lirë të madh që e favorizon më shumë Shqipërinë”, tha Rama.