2171 delegatë të PD publikojnë emrat për Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit

2171 delegatë të Partisë Demokratike që kanë firmosur për Kuvendin Kombetar të Partisë Demokratike kanë publikuar deri sot emrat.

Teksa dhjetra degë të tjera kanë njoftuar se do të publikojnë emrat e delegatëve në ditët në vijim, mjafton transparenca e bërë deri më sot për të tejkaluar numrin e delegatëve të nevojshëm për të thirrur Kuvendin Kombëtar. 

Ndërkohë, këtë të shtunë dega e Partisë Demokratike të Shkodrës publikoi para selisë qendrore emrat e delegatëve për Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit. Nënkryetarja e kesaj dege zonja Irena Shala konfirmoi se 70% e delegatëve kanë firmosur formularet për Kuvendin Kombëtar ndërkohë që vijon ende firmosja e tyre.   

Gjithashtu, po sot publikuan emrat e delegatëve edhe degët e Fierit. Emrat u lexuan nga deputeti Luan Baçi. Ai tha se në Fier kanë firmosur 88.6% e delegatëve. 

Nesër pritet të publikojnë emrat e delegatëve edhe degët e Beratit, Kamza, Dega nr 2 ne Tiranë si dhe dega Dajt.

TRANSPARENCA E DELEGATËVE 

Dega 1 Tiranë, kanë firmosur 75  nga 90 delegatë
Dega 3 Tiranë, kanë firmosur 77  nga 86 delegatë
Dega 4 Tiranë, kanë firmosur 97  nga 111 delegatë
Dega 5 Tiranë, kanë firmosur 70  nga delegatë
Dega 6 Tiranë, kanë firmosur 65  nga 82 delegatë
Dega 7 Tiranë, kanë firmosur 46  nga 86 delegatë
Dega 9 Tiranë, kanë firmosur 70  nga 91 delegatë
Dega 11 Tiranë, kane firmosur 88  nga 117 delegatë
Paskuqan, kanë firmosur 21 nga 29 anëtarë të kryesisë
Elbasan, kanë firmosur 272 NGA 409 DELEGATË 
Durrës, kane firmosur 207  nga 275 delegatë
Fier, kanë firmosur 317 nga 358 delegatë 
FRPD dega Fier, kanë firmosur 17 delegatë 
LDGSH Dega fier, kanë firmosur 18 delegatë
Patos, kanë firmosur 57 nga 82 delegatë 
Roskovec, kanë firmosur 31 nga 52  delegatë 
Mallakastër, kanë firmosur 30 nga 79 delegatë 
Shkodër, kanë firmosur 232 nga 271 delegatë
Gjirokastër, kane firmosur 100  nga 151 delegatë
Sarandë, kane firmosur 100  nga 140 delegatë
Vorë, kane firmosur 54  nga 65 delegatë
Rrogozhinë, kane firmosur 51  nga 85 delegatë
Kavajë, kane firmosur 76  nga 117 delegatë