Kosovari me Audi, nxjerr gjermanin me kamion nga bora (Video)

Një faqe gjermane në Facebook e ka publikuar një video, ku shihet një person me një veturë Audi teksa e nxjerr një kamion nga bora.

Në videon e publikuar falënderohet një person me emrin Gazmend, i cili, në bazë të emrit, sipas të gjitha gjasave është shqiptar.

“Faleminderit Gazmend! Të fala nga Oberstaufen!”, thuhet në mbishkrimin e videos.