Shfryhet dosja e uniformave, SPAK kërkon veç nga 1 vit burg për të pandehurit

Arrestimet me shumë bujë të bërë disa muaj më parë, duket se do të përfundojnë me dalje nga qelia të të pandehurve për dosjen e uniformave të policisë.

Prokuroria Speciale SPAK në pretencën dhënë sot për personat e përfshirë në tenderin e uniformave në Ministrinë e Brendshme, ka kërkuar dënime të ulëta.

Prokuroria speciale, ka kërkuar 1 vit e 6 muaj me gjykim të shkurtuar për të pandehurit e arrestuar. 

Zyrtarët e arrestuar nga SPAK:

Edlira Naqellari

Flutura Cerkezi

Ani Omuri

Klevis Hasani

Kreshnik Bejkaj

Fatmir Demneri

Mariglen Buzali

Gezim Mingaj

Anisa Bogdani

Për Aurora Mullajn SPAK ka kërkuar konvertim te dënimit në shërbim prove.

Kujtojmë se SPAK bëri publik përfundimin e hetimeve në muajin korrik.

Bëhet fjalë për një tenderin e uniformave që kap vlerën e rreth 28 milionë eurove.

Tenderi është dhënë në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa është kallëzuar në vitin 2020.