VIDEO-SYRI TV/ Mbesa e Qazim Mulletit kundër Braçes: Të reagojë PS

Rishfaqja e komedisë ‘Prefekti’ dhe denigrimi i figurës së Qazim Mulletit ka sjellë reagimin e mbesës së tij. Në një intervistë për SYRI TV, Besforta Mulleti ka kërkuar reagim të institucioneve të kulturës dhe i është përgjigjur drejtorit të Teatrit Kombëtar, që e quan komedinë art, ndërsa postimin e Bujar Çelës dhe Erion Braçes në rrjetet sociale nuk i quan rastësor, ndaj kërkon reagim nga Partia Socialiste.

Nga SYRI TV

Komedia ‘Prefekti’, pak ditë më parë ndezi debatin në radhët e intelektualëve, komunitetit tiranas dhe familjarëve për risjelljen nga trupa e Teatrit Kombëtar të veprës që denigron figurën e prefektit Qazim Mulleti.

Në një intervistë për SYRI TV, Besforta Mulleti, mbesa e Qazim Mulletit ka kërkuar reagim të institucioneve të kulturës dhe i është përgjigjur drejtorit të TK, që e quan komedinë art.

Sipas mbesës së tij, intelektuali Qazim Mulleti ka pasur dijeni për komedinë që po shkruhej për të.

Përpjekjet për kthimin e eshtrave të Qazim Mulletit në Shqipëri kanë qenë të mëhershme. Koha më e përshtatshme për kthimin e tyre sipas zonjës Mulleti do të jetë kur të rishihet historia, ndërsa postimin e Bujar Çelës dhe Erion Braçes në rrjetet sociale nuk i quan rastësor, ndaj kërkon reagim nga PS.

Komedia ‘Prefekti’ ngacmon plagët e atyre që e jetuan diktaturën me burgime, internime e pushkatime.