VIDEO-SYRI TV/ 51 delegatë të PD-së së Rrogozhinës firmosin për 11 Dhjetorin

Janë 51 delegatë të degës së PD-së në Rrogozhinë që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin e demokratëve në datën 11 dhjetor.

Ky fakt është bërë i ditur nga Ilir Kasa, anëtar i kryesisë së PD-së së Rrogozhinës.

Kasa ka treguar për mediat, se dega e PD-së së Rrogozhinës ka 85 delegatë.

Prej tyre, 51 delegatë kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit në 11 dhjetor dhe 29 janë kundër.