Kosova nxjerr vendim për përdorimin e fishekzjarreve

Prishtinë - Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka nxjerrur një vendim në lidhje me përdorimin e fishekzjarreve për festat e fundvitit.

Kësisoj, shitja e fishekzjarreve është e lejuar prej datës 19 deri më 31 dhjetor, ndërsa përdorimi i tyre është i lejuar nga data 26 dhjetor deri më 2 janar.

Me këtë rast, u është bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes me përdorimin e mjeteve piroteknike nga fëmijët.