EMRAT/ Rrahin nusen 19 vjeçe, arrestohen burri dhe vjehrri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një familje në Mat.
Raportohet se Driland Ziba dhe Bestar Ziba, babë e bir kanë dhunuar 19-vjeçaren, nusen e shtëpisë.
Bëhet me dije se Bestar dhe Driland Ziba janë arrestuar nga policia për dhunë në familje.
Njoftimi i Policisë së Matit:
Ushtruan dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, vihen në pranga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Z., 29 vjeç, dhe B. Z., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.