Furgoni i dyshimtë i shqiptarëve i dërgon policët te 26 kg kokainë

Policia e Holandës pikasi një furgon të dyshimtë në Antverp. Furgoni për shpërndarje u vu në shënjestrën e forcave speciale, që e ndoqën nga pas.

Në momentin kur furgoni ndaloi, policia kapi menjëherë personin që doli prej mjetit. Ai kishte me vete dy çanta me substanca që përdoren për të ndarë kokainën.

Në godinën ku doli i dyshuari u ushtrua një kontroll. Aty u gjetën rreth 26 kg kokainë. Po ashtu u kapë edhe materiale që përdoren për të kompresuar, prerë dhe peshuar kokoainën.

Në godinë u gjetën edhe të tjerë persona. Në total pesë shqiptarë u arrestuan gjatë këtij operacioni, nga mosha 24 deri në 32 vjeç.

Ata pritet të dalin para gjykatës më 7 dhjetor.