VIDEO-SYRI TV/ Procedim penal nga autoritetet belge për Bashën

Lulzim Basha është i proceduar penalisht nga drejtësia belge për dosjen Toyota Yaris. Gjate emisionit ‘Çim Peka Live’ janë publikuar ekskluzivisht dokumentet autentike që hedhin dritë mbi implikimin e Lulzim Bashës në çështjen e shumëpërfolur Toyota Yaris. Përveç procedimit penal, dokumentet provojnë se autoritetet belge kanë kërkuar edhe shoqërimin me forcë të Lulzim Bashës për të dëshmuar mbi skandalin

SYRI TV

Lulzim Basha është i proceduar penalisht nga drejtësia belge për dosjen Toyota Yaris. Gjate emisionit ‘Çim Peka Live’ janë publikuar ekskluzivisht dokumentet autentike që hedhin dritë mbi implikimin e Lulzim Bashës në çështjen e shumëpërfolur Toyota Yaris. Në këto dokumente zyrtare tregohet qartë se Lulzim Basha është pjesë e listës së personave të proceduar penalisht për dosjen në fjalë.

Dokumentet provojnë se Lulzim Basha është thirrur disa herë për të dëshmuar nga autoritetet belge, por i ka ikur në mënyre të vazhdueshme përballjes me hetuesit. Në letërporosinë e autoriteteve belge referohen edhe deklarimet e Lulzim Bashës në Parlament në 21 qershor 2018, ku lajmëroi për mbërritjen e miliona eurove fonde cash, të cilat u bllokuan 3 ditë më pas në portin e Durrësit.

Përvec procedimit penal, dokumentet provojnë se autoritetet belge kanë kërkuar edhe shoqërimin me forcë të Lulzim Bashës për të dëshmuar mbi skandalin. Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar gjatë javëve të fundit se Toyota Yaris është nje ndër dosjet përmes të cilave Edi Rama po mban peng Lulzim Bashën.