Del FOTO/ Ky është 47-vjeçari që përdhunoi dhe kërcënoi 12-vjeçaren

Personi që shikoni në foto është 47-vjeçari me inicialet U.C., i cili dy javë më parë raportohet të ketë abuzuar me një 12-vjeçare në Mat.

Ai e ka kërcënuar 12-vjeçaren në mënyrë që kjo e fundit të mos të tregonte asgjë në komisariatin e policisë.

Ngjarja e rëndë është raportuar në polici nga familjarët e të miturës, të cilët kanë kërkuar dënimin e dhunuesit. Mësohet se familja e vogëlushes është në skamje ekonomike.

NJOFTIMI ZYRTAR

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar. E mitura së bashku me familjarët, ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.