Lagështi në rrugë, ARRSH u bën thirrje shoferëve për kujdes

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje shoferëve të bëjnë kujdes në qarkullim për shkak të lagështisë në rrugë dhe rrëzimit vende vende të gurëve dhe dherave në rrugë.

Sipas ARRSH, “reshjet e shiut me intensitet mesatar e kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës.

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore e të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë.”