Itali/ Ndodh dhe kjo, shkon të bëjë vaksinën anti-covid me parakrah silikoni

Ai u paraqit në qendrën e vaksinimit me një parakrah silikoni, duke menduar se do mashtronte punonjësit e shëndetësisë, e gjitha kjo për të marrë 'Green Pass' pa vaksinën anti-covid.

Ngjarja ka ndodhur në Biella, Itali, në një qendër vaksinimi dhe protagonisti i ngjarjes është një 50 vjeçar i cili më pas u denoncua tek karabinierët.

Megjithëse silikoni ishte shumë i ngjashëm me lëkurën e vërtetë, ngjyra dhe perceptimi në prekje e bënë punonjësin e kujdesit shëndetësor të dyshonte, i cili më pas i kërkoi 50 vjeçarit të tregonte gjithë krahun e tij.

 Pasi u zbulua ai i kërkoi punonjësit të kujdesit shëndetësor ‘të mbyllte njërin sy’.

‘Aftësia e punonjësit i prishën planet 50 vjeçarit që tani do të përgjigjet para drejtësisë’ është shprehur Alberto Cirio presidenti i rajonit të Piemontesi i cili shtoi:

'Falenderimet tona nga ana tjetër shkojnë për punonjësit e shëndetësisë që janë përfshirë vazhdimisht në fushatën tonë të vaksinimit, për muaj të tërë pa ndërprerje'.tgcom24.