Librazhd/ Konflikt midis disa personave, një i plagosur

Një përplasje fizike ka ndodhur në Librazhd orët e para të mëngjesit të sotëm.

 Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Është dërguar në spital shtetasi Niko Karamuça banues në lagjen Semës.

Ndërsa deri më tani mësohet se incidenti ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.