Lejuan ndërtime pa leje, arrestohen dy inspektorë në Elbasan

Sektori i Krimit Ekonomik ka vënë në pranga dy inspektorë të Inspektoratit të Ndërtimit në Bashkinë Elbasan.

Arrestimi i tyre vjen në vijim te hetimeve intensive që drejtoria vendore e policisë Elbasan po kryen prej 15 ditësh.

Dy të arrestuarit kanë lejuar ndërtimet pa leje në këtë qytet.