Meta: Dosja ‘Muzin’ e Bashës më erdhi edhe mua në zyrë! Atë e terrorizon edhe një...

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme në 'Çim Peka Live' në Syri TV, se Lulzim Basha kishte gënjyer për lobimin në SHBA me Nick Muzin. 

Gjithashtu Berisha tha se Basha nuk shkon në SHBA sepse ka frikë se arrestohet për akuzat e pastrimit të parave. 

Ndërkohë, po mbrëmjen e sotme edhe Presidenti Ilir Meta tregoi se e njëjta dosje i kishte shkuar në zyrë edhe atij.

Ai kishte dosjen e Muzinit, që ai zotëria sikur ja ka çuar tij zotërisë tjetër te PD-së ma ka sjellë edhe mua të Muzinit. Më ka thënë, “jo agjentë, rusë, këto”.

Unë kam qeshur dhe i kam thënë lëri këto, Berisha ka një problem, është më anti-rus sesa duhet dhe duhet të jetë më i përmbajtur. Ai më tha thënë, jo more, doktori është në rregull, por ky tjetri është keq, është kështu dhe ashtu” tha Meta për "Log".

Kreu i shtetit shtoi se Bashën e terrorizon edhe një roje ambasade, pasi ka gënjyer dhe ka probleme. 

"Atë (Lulzim Bashën) e terrorizon edhe një roje ambasade. Sepse po të gënjesh dhe të kesh probleme ashtu përfundon”, deklaroi presidenti.