‘Foltorja’ në SHBA/ Kokalari jep detaje: Do jetë madhështore! Do vijnë demokratë nga shtete të ndryshme…

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka zbuluar detaje nga ‘foltorja’ e 5 dhjetorit të Sali Berishës me demokratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E ftuar në emisionin “Të vaksinuarit”, me Aulon Kalanë, Kokalari ka konfirmuar se pjesëmarrja e foltores në Amerikë do të jetë shumë e madhe ndërsa zbuloi se Berisha do të jetë live ku do të pyetet njësoj sikur të ishte prezent në sallë.

Gjithashtu Kokalari përgënjeshtroi zërat në media duke theksuar se nuk do të marrë asnjë post nga Partia Demokratike.

Kokalari: Personi që po e organizon foltoren në SHBA është një djalë që ka qenë në Forumin Rinor të PD, po bën punë fantastike për ta bërë këtë të mundur, do të ketë shumë njerëz të dielën. Do vijnë njerëz nga California, Florida, Teksas dhe shumë vende të tjera. Berisha do të jetë me Skype gjithë kohës në foltore, kurse unë do të jem në sallë me njerëzit, nuk do të jetë problem komunikimi. Berisha nuk e ka të jetë prezent, Berisha do tu përgjigjet demokratëve në SHBA.

George Soros ka futur rrënjët shumë thellë, gazetarët janë marrë në Amerikë me këtë problem siç ju shqetëson juve edhe ne na shqetëson në Amerikë, kurse kongresmenët të ndryshëm janë informuar nga mediat për shpalljen non grata të Sali Berishës.

A do të marrë postin e nënkryetares së PD për diasporën? “Nuk është e vërtetë , e përjashtoj si mundësi.