Nishani: PD-ja zyrtare është ajo që vendos Kuvendi i datës 11 dhjetor

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka theksuar se vendimet që do të merren në 11 dhjetor në Kuvendin Kombëtar të PD-së janë zyrtare dhe se nuk ka kontestim për këtë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Nishani shtoi se PD-ja zyrtare është ajo që vendos Kuvendi i datës 11, nuk ka më PD zyrtare jashtë asaj që vendos 11.

Nishani: PD zyrtare është ajo që merr këto vendime! Duhet të kemi parasysh faktin që Kuvendi i 11 dhjetorit nisi si procedurë! PD-ja zyrtare është ajo që vendos Kuvendi i datës 11, nuk ka më PD zyrtare jashtë asaj që vendos 11. Nuk ka, nuk ekziston më! Sepse vendos pikërisht legjislacioni i një partie që në këtë rast është statuti, është Kuvendi.