Basha bën avokatin e Blinken: Ka zero diskrecion...

Çdo ditë e më shumë, Lulzim Basha duket se ka marrë përsipër tjetër detyrë nga ajo që mban zyrtarisht si kryetar i PD dhe po largohet çdo ditë e më shumë nga anëtarësia demokrate me deklaratat e tij personale.

I ftuar sot në Real Story, Basha tha se vendimi për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, nuk është i një ambasadori por i qeverisë amerikane, duke hequr përgjegjësinë nga emrat konkretë të cilët janë përfshirë në këtë vendim pa prova, por në bazë të raporteve nga OJF-të dhe mediat.

Sipas sqarimit të Bashës, procesi i shpalljes ‘non grata’ nuk niset nga DASH dhe se Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka zero diskrecion nëse informacionet vijnë nga agjencitë ligjzbatuese.

Por një gjë e tillë nuk është pranuar as nga vetë Blinken i cili ka deklaruar se informacionet janë marrë nga media dhe OJF-të e Xhorxh Sorros.

Gjithashtu Basha nuk i’u përgjigj as pyetjes së Fatos Lubonjës, se përse nuk kërkove prova mbi vendimin ndaj Berishës.

Basha: Jam plotësisht dakord që nuk mund të ketë kult ambasadorësh, aty ku ka bindje që interesat kombëtare cenohen është detyrë, jo vetëm e kryetarit të opozitës por edhe qytetarit të thjeshtë të çohet për interesant kombëtare. Nuk bëhet fjalë për një vendim të një ambasadori por të qeverisë amerikanë, me të cilën jemi të detyruar të hyjmë në komunikim për të kuptuar si merren këto vendime. Një proces 3 muajsh ku kam investuar energjitë, kapitalin tim politik e personal për të gjetur një zgjidhje të pranueshme. Procesi për shpalljen non grata nuk niset nga DASH, por finalizohet nga sekretari i shtetit, i cili sipas informacioneve të përcjella në rrugë zyrtare ka pothuajse zero diskrecion, në rast se informacioni i mbledhur prej vitesh buron nga agjencitë e ndryshme të ligjzbatimit dhe të informacionit. Kjo ka çuar në një vendim ‘non grata’”, tha kreu i PD.

“Nuk është dënim është shpallje non grata. Është kërkuar largimi apo distancimi i PD-së nga Berisha, është kërkuar edhe largimi i tij nga Parlamenti. Ndërsa vendimi im ka qenë pezullimi nga Grupi Parlamentar deri në përfundimin e gjyqit që Berisha ka nisur. A nuk kanë qenë këta ambasadorë që thanë topi është në derën tende. Në 5 qershor edhe aleatët e mi ishin dorëzuar dhe donin depolizimin e administratës zgjedhore. Shumë demokratë që kam takuar më kanë thënë që nuk u besojnë veshëve kur dëgjojnë se Sali Berisha më sulmon mua, sekretarin e përgjithshëm, këdo që nuk mendon si ai. Më thonë pse nuk i përgjigjesh, pse nuk e sulmon. Pas 9 shtatorit unë jam i shitur, jam poliagjent, kësaj kulture duhet ti vijë fundi.