Meta: Datën e zgjedhjeve e caktoi Basha në zyrën time, nëse doni ju jap pamjet

Presidenti Ilir Meta vijon të mbajë të njëjtin qëndrim duke thënë se ka qenë Basha ai që e ka caktuar datën e zgjedhjeve lokale 13 tetor në zyrën e presidentit.

I ftuar në emisionin ‘Log’, presidenti Meta shkoi dhe më tej duke thënë se ka video për këtë takim. 

Meta: Ky zotëria (Lulzim Basha) që thotë se unë gënjej, besoj e njohin të gjithë shqiptarët seriozitetin e tij në raport me të vërtetat.

Ky zotëri në datën 2 qershor 2019 paralajmeroi se në 8 qershor do bëhet nami dhe përgjegjësinë ta mbajë sovrani. Ndaj për arsyet që janë bërë publike unë mora vendimin.

Ky zotëri ka vizituar zyrën time dhe datën e ka caktuar ky (13 tetorin). Ka filmime dhe është e mirëdokumentuar dhe unë mund t’ja u vë në dispozicion.

13 tetor, e ka caktuar ky zotëria në zyrën time sepse Rama refuzoi të bënim takime bashkë. Unë u detyrova të shpallja një datë tjetër dhe isha i detyruar ta shpallja me dakordësinë e opozitës.  Datën e caktoi Basha bashkë me Oerd Bylykbashin te unë, nëse doni u jap edhe pamjet.

Anulimi ishte për shmangur dhunën se ai se shmangte dot. E dyta datën 13 tetor e ka caktuar ai sepse unë s’mund të thosha aprirori do shkoni me 13 tetor.  Mirë Ramës si interesonte 13 tetori, po ky ça interesi kishte, kryetari i opozitës që të mos regjistrohej për zgjedhjet e 13 tetorit, pse u regjistrua lsi etj dhe s’u regjistrua partia kryesore.

Ka qenë shumë rëndë, a do të të them gjëra të tjera. Unë ato i anulova për kushtetutën. E para. E dyta, në idenë time që e kisha biseduar edhe me Ramën, kur ishte për drekë te rezidenca qeveritare me mua kishim menduar që të gjejmë një datë të përbashkët edhe për çështjen e negociatave dhe ai më thoshte mua që ai nuk hyn kurrë në zgjedhje….