‘Toyota Yaris’, Gjokutaj: Basha ka folur kur operacioni po kryhej, i rëndë refuzimi për t’u përgjigjur para hetuesve belgë

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në “Syri Tv”, foli për skandalin e 'Toyota Yaris'.

Gjokutaj thekson se Basha ka folur kur operacioni ishte në kryerje e sipër, duke shtuar se është i rëndë fakti që Basha refuzon që të përgjigjet përpara hetuesve belgë.

“Deklarimi në parlament i një të dhëne konfidenciale është e çuditshme, kur flet publikisht, atëherë përgjigjju prokurorisë belge. Basha ka thënë këtë gjë, para se të kapeshin paratë.

Basha e ka ditur që operacioni ka qenë në kryerje e sipër. Pjesa më e rëndë e historisë është refuzimi që të përgjigjet para hetuesve belgë. Lulzim Basha duhet që të sqarojë këtë gjë. Kur Lulzim Basha nuk bashkëpunon me drejtësinë belge, atëherë çfarë shteti je ti, pretendojmë edhe hapje negociatash me BE”, deklaroi Gjokutaj.