‘Vendimi i Blinken’, Paloka tregon bisedën me Bashën: Ramë dakord që ishte goditje ndaj PD

Deputeti Edi Paloka dhe njëresazi Kryetari i Këshillit Kombëtar, ka folur lidhur me situatën e krijuar brenda PD, mbi firmat e delegatëve për kuvendin e 11 dhjetorit dhe atij të 18-s të thirrur nga kryesia.

I ftuar në Opinion, Paloka tha se delegatët që kanë firmosur formularin pas thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha janë kundër Bashës, teksa la të nënkuptohej se më 11 dhjetor do të mund të votohet dhe për shkarkimin e Bashës nga drejtimi i PD.

Deputeti demokrat e cilësoi paradoks kuvendin e thirr më 18 dhjetor dhe se Basha ka marrë vendime që kanë dëmtuar partinë.

Paloka ka treguar një bisedë që ka pasur me Lulzim Bashën pasi Sali Berisha u shpall “non grata”. Ai tha se të dy ranë dakord që vendimi i SHBA-së ishte akt politik kundër PD në mbështetje të Edi Ramës.

‘Statuti nuk përcakton asnjë procedurë dhe në këto kushte përfaqësuesit e firmtarëve më kërkuan që ta merrja unë përsipër këtë. Unë jam pozicionuar qartazi në krah të Berishës, por nuk kam qenë palë aktiv në foltore, as në mbledhjen e firmave dhe organizimin e saj.’

Pyetje: A ke biseduar me Bashën?

Paloka: Absolutisht po! Arsyeja pse jam pozicionuar që në fillim krah Berishës për këtë çështje është se e kam pasur të qartë qëndrimin tim dhe me Bashën dhe fillimisht ai ka rënë dakord me mua. Që kur u shpalla non grata, unë i thash Bashës në zyrën e tij se ky nuk është një akt kundër Berishës por akt politik në mbështetjet të Ramës. Kjo ka qenë bisedë e imja me Bashën dhe kemi rënë dakord që ky akt është kundër PD.

Pyetje: Do mblidhet Kuvendi me 11 dhjetor?

Paloka: Nuk diskutohet më që do të ekzekutohet dhe ne kemi detyrimin të zbatojmë vullnetin e delegatëve. dua të përsëris që nuk ka asnjë nen në statut që të përcaktoj se si procedohet me verifikimin e firmave. Ata janë kundë Bashës.

Pyetje: A mund të ketë një Kuvend më 18 dhjetor?

Paloka: Është paradoks. Kur janë shumica në 11 dhjetor për shkarkuar Bashën.

Pyetje: Ka listë delegatësh PD?

Paloka: Po sigurisht që ka.