Gjendet pa shenja jete një person në Korçë
Një e moshuar është gjetur e pajetë në qytetin e Korçës.
Mësohet se e moshuara e identifikuar me inincialet A.B është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së saj.
Dyshimet e para janë se e moshuara mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.