Rama për bashkëqeverisjen: Presidenti ktheu ligji pa arsye, do votohet siç është

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ligji i bashkeqeverisjes do të votohet në parlament pa asnjë ndryshim, pavarësisht kthimit të saj nga presidenti për rishqyrtim

NGA SYRI TV

Ndërkohë bëri të ditur se në vitin 2022 synon ti mbyll të gjitha sportelet. Rama  paralajmëroi se me këtë ligj që pritet të miratohet në kuvend, administrata do të përballet me pasoja e sanksione, në rast se vonon shërbimet ndaj qytetarëve.

Rama e ka cilesuar si të paarsyeshme kthimin e ligjit të bashkëqeverisjës nga presidenti Meta, duke paralajmëruar se ligji do të kalojë për votim në paralment pa asnjë ndryshim.

Sot ne nisim një cikël takimesh sensibilizuese në lidhje me një ligj të ri që është votuar në kuvend. Për arsye të mos arsyes është kthyer nga presidenti, kjo vonon për pak javë ligjin, i cili do të votohet sërish ashtu siç është.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shprehuar ambicjen e tij se  ne vitin 2021 do të mbyllen të gjitha sportelet pasi shërbimet do të merren vetëm online, ndërsa paralajmëroi se do të kete sanksionë në rast se zyratër vonojne shërbimet ndaj qytetaraëve.

Nuk do kemi më sportele dhe në 2022 në Shqipëri të mbyllen sportelet, se nëse i lëmë sportele nga një anë dhe sistemi nga ana tjetër, incercia do vijojë, të gjitha shërbimet në telefon ose në kompjuter. Ke afatin e marrjes së përgjigjes, nëse nuk të erdhi përgjigja në afat, ti ke në dorë me ligj që e vë në lëvizje ligjërisht administratën për pronën tënde, duke përdorur bashkëqeverisjen.

Kjo platformë bën të mundur qenë se nuk reagon administrata, lë gjumë dhe nëse kjo i mbetej qytetarit nëse ankohej ose jo, tani vihet menjëherë mekanizmi i kontrollit. Kjo është një çështje që në ligjin e ri përcaktohet i përgjegjësisë së administratës dhe ka sanksione për personat përgjegjës"

Kryeministri Edi Rama e ka nisur nga Elbasani, turin e takimeve sensibilizuese për Bashkëqeverisjen si mekanizëm i ri detyrues ligjor.

https://youtu.be/DMeNyurWE2s