Dy makina përplasen në Durrës, pasagjerja përfundon në spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës.

Dy makina janë përplasur dhe për pasojë është plagosur pasagjerja me inicialet L.Xh.

E lënduara është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak
Më datë 02.12.2021., rreth orës 19:50., në lagjen Nr. 4 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin R. Gj., 22 vjeç, ka goditur automjetin me drejtues shtetasin E. D., 22 vjeç, dhe si pasojë është lënduar pasagjerja shtetësia L. Xh, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.=
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.