‘Zonja e drogës’, Po ruante 450 kg drogë, arrestohet 36-vjeçarja shqiptare në Itali (Emri)

Autoritetet italiane kanë arrestuar për trafik droge shqiptaren 36 vjeçe Jona Mullaraj.

Ajo cilësohet nga mediat italiane si “Zonjë e drogës” dhe ka dyshime se po ruante plot 450 kilogramë lëndë narkotike.

Ajo dyshohet se është tradhtuar nga bashkëpunëtori i saj 45-vjeçar, i cili ka lajmëruar policinë se ka ndodhur një grabitje në një zonë të Milanos. Me të mbërritur atje, autoritetet kanë ndjerë erën e rëndë të drogës dhe kanë zhvilluar kontrollet në shtëpi, ku fillimisht, është gjetur një sasi prej 80 kg drogë e më pas pjesa tjetër.

Gruaja punonte në ndërtimtari dhe njihej si përkrahëse e Lega Nordit. Mullaraj ka publikuar fotografi në rrjetet sociale edhe me liderin e Lega-s, Mateo Salvini.