VIDEO-SYRI TV/ Ish-deputetët Biberaj dhe Oketa, pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit

Ish-deputetwt demokratw Aleksandwr Biberaj dhe Gazment Oketa kanw deklaruar se do te jene pjese e Kuvendit Kombetar te 11 dhjetorit. Te rikthyer si anetare te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike, Biberaj dhe Oketa kane shprehur kritika per drejtimin e partise nga Lulzim Basha gjate ketyre 8 viteve.

SYRI TV

Dy prej ish-deputetëve të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj dhe Gazment Oketa kanë deklaruar se do t'i bashkohen Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.

Biberaj dhe Oketa, 8 vjet me pare u larguan nga Partia Demokratike për të formuar FRD-në por me pas ata u rikthyen ne Partine Demokratike dhe u zgjodhën anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Por në dilemën e madhe që ka ndarë demokratët së fundmi, ata kanë zgjedhur të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga lideri historik Sali Berisha.

Në një prononcim për mediat, Aleksandër Biberaj konfirmoi firmen e tij për Kuvendin e 11 dhjetorit.

"Ju përmendët 4200, por sipas organizatorëve janë mbi 5000 delegatë që kanë firmosur. Unë kam firmosur para disa javësh, pasi kam ndjekur vullnetin e shumicës’. Qëndrimi për 8 vite në krye të PD, duke mos pasur rezultate pozitive, duhet të bënte Bashën të reflektonte. Jam i bindur që bashkimi ynë dhe fillimi i protestave, që me datë 12, deri në rrëzimin e kësaj qeverie, do të jetë shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë Shqipërisë dhe shqiptarëve", thotë Biberaj. 

Nga ana tjeter Gazment Oketa nuk e ka firmosur formularin e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit por thotë se do jetë aty si përfaqësues i PD i cili respekton statutin dhe institucionet.

"Nuk e kam firmosur formularin. Do të jem aty jo si mbështetës i zotit Berisha, por si përfaqësues i PD i cili respekton statutin dhe institucionet", thotë Oketa. 

Aleksandër Biberaj dhe Gazment Oketa, i kanë bërë thirrje deputetëve të PD dhe strukturave vendimmarrëse të reflektojnë mbi këtë situatë ku ndodhen demokratët e të mos mendojnë për interesat personale, me qëllim që partia demokratike të mos asgjësohet.