‘77 vjetori i lindjes’/ Berisha: Mirënohje e thellë për Presidentin e pavdekshëm Dr. Ibrahim Rugova!

Ish-kryministri Sali Berisha ka kujtuar ditën e lindjes së ish-Presidentit të ndjerë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugës.

‘Sot në 77 vjetorin e lindjes Familja Rugova, miqtë, të afërmit dhe qytetarët e Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar përulen  me nderimin më të madh, mirenjohjen më të thellë para kujtimit të Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, intelektualit mendjendritur, shtetarit dhe politikanit gjeni e vizionar, arqitektit të Kosovës së lirë, të pavarur’, shkruan Berisha në Facebook.

Gjithashtu Berisha ka akuzuar Ramën, se me urdhët të Beogradit, ka bllokuar vendosjen e shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova në Tiranë, prej 6 vitesh.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Sot ditelindja e Presidentit te pavdekshem Dr Ibrahim Rugova

Te dashur miq, sot eshte ditelindja e presidentit te pavdekshem te Kosoves Dr Ibrahim Rugova. Sot ne 77 vjetorin e lindjes Familja Rugova, miqte, te afermit dhe qytetaret e Kosoves dhe mbare kombi shqiptar perulen  me nderimin me te madh, mirenjohjen me te thelle  para kujtimit te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim Rugova, intelektualit mendjendritur, shtetarit dhe politikanit gjeni e vizionar, arqitektit te Kosoves se lire, te pavarur.

Ne nje qendrim antikombetar Edi Rama bllokon me urdher te Beogradit prej 6 vitesh  me radhe vendosjen  e shtatores te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim Rugoves ne Tirane por Ai ka nje fole ne zemren, ne lirine e çdo shqiptari dhe jeton dhe do jetoje per jete te jeteve ne kujtesen historike te kombit tone. sb