Çështja Toyota Yaris, Hoxha: Basha është pyetur për 90 minuta, belgët kanë ikur me dyshime

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin “Task Force” nga moderatorja Sonila Meço në Syri Tv, foli për çështjen e Toyota Yaris.

Hoxha theksoi se Basha është pyetur për 90 minuta për këtë çështje, duke shtuar se oficerët belgë kanë ikur nga Tirana me dyshime.

“Basha është pyetur për 90 minuta për çështjen e Toyota Yaris. Kanë ardhur edhe belgët në Tiranë. Janë të vërteta këto, por se belgët kanë ikur me dyshime. Çështja nuk është e mbyllur as në Belgjikë, as në Shqipëri.

Kjo se ka pasur në Shqipëri gjyq për Taulant Ballën që u mbyll me 50 mijë lekë dhe është çështja e Bashës për dekonspirim aksioni. Pengu është se të gjitha gjërat nga Belgjika kalojnë përmes oficerit të kontaktit belg këtu e kalojnë te Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë. Ka dy vjet që ata nuk ekzekutojnë kërkesat e ndryshme, kjo çështje është e hapur”, deklaroi Hoxha.