Kur Eduard Selami i thurte lavde Enver Hoxhës: Mendimi estetik i shokut Enver...

Pas një mungese të gjatë në debatet politike, Eduard Selami u rikthye të flasë nga SHBA për situatën politike në Shqipëri dhe veçanërisht krizën që po kalon aktualisht PD. 

Në intervistën për Zërin e Amerikës ditën e djeshme, Selami sulmoi Berishën, ndërsa shprehu kritika për mënyrën se si është drejtuar kjo parti.

Selami pasi u kthye nga emigrimi dhe iu rifut politikës 8 vite më parë, po me ftesë të Berishës, rezultoi një dëshim total, duke mos dhënë asnjë kontribut në parti, majde u bë pjesë e një garë false përballë Bashës.

Ndërsa sot sërish i emigruar jep mendimin se si duhet të zgjidhet situata në PD.

Është i njëjti Eduard Selami që me sa duket ka shkruar me shumë respekt e vlerësim edhe për mendimin estetik të shoku Enver Hoxha.

Ja çfare dokumenti qarkulloi pak më parë në rrjetet sociale: