‘Foltorja është Kuvendi i lirisë’/ Haluci: 97% e LDG Vlorë kanë firmosur për datën 11 dhjetor

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Elisa Gjerani, kryetare e LGD Vlorë Alta Azizi Haluci ka folur për ‘Foltoren’ dhe risitë e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.

Kryetarja Haluci ka theksuar se 97% e delegateve të LDG Vlorë kanë firmosur për kuvendin e datës 11 dhjetor dhe se rreth 87% e delegatëve të PD dega Vlorë kanë firmosur po ashtu për datën 11.

‘Është koha më shumë se kurrë që ne të japim mendim tonë dhe të mblidhemi të gjithë së bashku me mendime të ndryshme por me bindje të njëjta’, u shpreh Haluci për SYRI TV.

Haluci: Falenderoi shumë dhe SYRI TV për këtë dritare të lirisë duke na dhënë mundësinë të flasim dhe të shprehim mendimin tonë të lirë. Foltorja është quajtur ndryshe edhe Kuvendi i lirisë i dinjitetit dhe sovraniteti të PD. Është koha më shumë se kurrë që ne të japim mendim tonë dhe të mblidhemi të gjithë së bashku me mendime të ndryshme por me bindje të njëjta dhe PD është aset dhe ka më  shumë nevojë tani për tu mbledhur për të diskutuar dhe pas riformatimit apo rithemelimit pas datës 11 ne do mendojmë për Shqipërinë. Unë jamë kryetare e LDG dega Vlorë, të gjithë delegatët demokratë të Vlorës, mbi 60-70% të tyre kanë firmosur. Nga dega LDG Vlorë vetëm dy delegate nuk kanë firmosur por do vijnë në Kuvendin e datës 11 dhjetor. Më shumë se kurrë dhe më e lirë se kurrë PD e Vlorës është shfaqur tani. Ne quamë asgjë para të gjithë delegatëve që mezi e kanë pritur këtë kuvend. Në dijeninë time janë mbi 200 delegatë dhe ka firmosur 87% e delegatëve. Ndërsa nga LDG e Vlorës e kanë firmosur 97% e delegatëve.