Nesër publikohen emrat e delegatëve të Kavajës, Rrogozhinës dhe Vorës

Gjatë ditës së nesërme tek selia e PD, do të publikohen emrat e delegatëve të 3 degëve të tjera të demokratëve.

Nesër në orën 12:30 do të publikohen emrat e degëve të Kavajës, Rrogozhishës dhe Vorës.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtyp e liderit historik të demokratëve, Sali Berisha.           

Njoftim- Partia Demokratike- Foltorja

Të premten, datë 3 Dhjetor, në orën 12:30, degët e PD-së Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë do të lexojnë emrat e delegateve që kanë firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më datë 11 Dhjetor.

Leximi i emrave do të bëhet në selinë e PD-së.

Ftojmë mediat të marrin pjesë.

Faleminderit.