Ben Blushi largohet nga drejtimi i Top Channel, ja dyshimet e para

Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi është larguar nga drejtimi i këtij televizioni.

Mësohet se largimin e tij ai e ka njoftuar për stafin nëpërmjet një email-i zyrtar.

‘Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel.

Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim më atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi’-shkruhet në email dërguar stafit.

Burime flasin për prishje pazaresh me Blushit dhe pronarëve pasi ky i fundit është akuzuar disa herë për gjobëvënie.

Blushi është akuzuar me dokumente nga media se është implikuar në disa biznese me pronarët e inceneratorëve.